Kthehu pas
Problemi mes familje vije deri tek zjarrëvenia
Problemi mes familje vije deri tek zjarrëvenia

Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro”, tha ai.

Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

#Peje #zjarr #probleme
Lajme të tjera